Politike

Rama poston foto rindërtimesh nga tërmeti: Qentë le të lehin karvani do të ecë përpara

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të ndërtimit të një kopshti në Kamëz dhe më herët një shkolle ne Shijak të goditura nga tërmeti një vit më parë, për të përcjellë mesazhin se puna do të vijojë

“Kopshti “Niko Hoxha, në Kamëz po rilind më i bukur, më i madh dhe më i fortë

Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti… Gati, vetëm për pak ditë shkolla “Kajo Karafili” në Shijak do të presë shumë shpejt në mënyrë dinjitoze fëmijët tanë…

Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, komenton Rama në Facebook duke e shoqëruar edhe me foto.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë