Kryeministri Edi Rama nënkupton se pas protestave që po zhvillohen për tre ditë me radhë poshtë zyrës së tij qëndron Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e të të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën!”
“Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!”, thotë Rama.
Kryeministri reagoi përmes Twitter. Ai aktualisht ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në një forum mbi diplomacinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje