Nga Gazeta ‘SI’ – Partia Socialiste do të qeverisë dhe 10 vite të tjera vendin, por jo me Ramën në krye. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nga një takim me qytetarët në qytetin e Vlorës, pasi mori një buqetë me trëndafila.
“E kam ditëlindjen më 4 korrik unë. Këto nuk janë për ditëlindjen time, PS nuk e ka ditëlindjen sot. Atëherë i bie që këta trëndafila të jenë 10 plus të gjitha vitet e tjera që PS-ja do qeverisi. Edhe të jeni të biondur që kjo është e mundur, kuptohet që jo me mua deri atëherë, rëndësi ka që me Partinë Socialiste. Sepse asnjë tjetër nuk e bën dot atë që bën PS-ja dhe asnjë tjetër nuk ka asnjë lloj kapaciteti që të investohet për këtë vend si PS-ja”, -tha kryeministri.
Ai sqaroi përsëri edhe ngatërresën që kishte bërë në një postim në rrjetet sociale, ku tregonte projektet ndërkombëtare të kompanisë që do të ndërtojë edhe portin e Durrësit. Në postin e tij, Rama thoshte se si një kompani si Emaar, drejtuar nga Mohammed Alabbar do të ndërtonte “Manhattan-in në Kroaci”, projekt që në fakt ishte protestuar nga qytetarët atje dhe nuk ishte zhvilluar kurrë.
“‘Eagle Hills’ kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat”, shkruajti Rama një ditë më parë.
Pas një ndjese në rrjetet sociale, ai kërkoi falje dhe nga Vlora duke thënë se nuk e kishte verifikuar lajmin.
“Dje publikova një lajm të kompanisë që do bëjë portin e Durrësit. Nuk e dija që projekti nuk kishte shkuar më tutje. Ishte një lajm që nuk e verfifikova siç duhet. Siot kërkova ndjesë. Sepse kush nuk është gënjeshtar, nuk justifikohet, thotë më falni, kështu ndodhi. Ajo ishte diçka që boll të bëje një verifikim të thjeshtë, nuk u bë verifikimi, s’ka rëndësi si apo qysh. Këtu ishte gabim”-shtoi kreu i qeverisë.
Më tej ai përmendi dhe Sali Berishën e Ilir Metën,dukecilësuar si një mallkim i vendit faktin që ata vazhdojnë të jenë në politikë dhe theksoi se opozita i ka marrë paratë për të futur në vendin në konflikt.
“Ju kujtohet kur thosha unë, “Luli ndahu nga ata të dy”. E më thonin, “ç’ke me ata të dy? Njëri është plak në shtëpi, tjetri është atje në presidencë”. Ja ku i ke, Luli s’është më, ata të dy janë prapë. Janë për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi, janë si vazhdim i atij mallkimi që ka nisur pikërisht në momentin që këtu në Vlorë është krijuar dhe shteti shqiptar dhe që nuk i është ndarë shqiptarëve këmba këmbës që nga 1912. Ja këta janë! Emrat ndryshojnë, kohët ndryshojnë, fytyrat ndryshojnë, mënyrat ndryshojnë, por janë po ata. Janë mallkimi i bërë njeri dhe i futur për të bërë çorap Shqipërinë. Ma thoni pse? Le të dalë një njeri të ma arsyetojë çfarë arsye ka Rusia që të paguajë një parti shqiptare, dhe nuk paguan një, por unë flas për faktet sot. Çfarë arsye ka të derdhë gjysmë milioni dollarë për një parti shqiptare për të rrezuar qeverinë e këtij vendi dhe çfarë duhet të jesh, përveçse një i pafe, përveçse një i pabese, i pa din, i pa iman, i pa atdhe që të marrësh para nga të huaj, cilitdo qofshin ata, por këtë rast flasim për një lloj paraje, rublat që nuk janë paratë e një vendi miqësor ndaj nesh”, – u shpreh Rama nga Vlora.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje