Politike

Rama: PS fitoi me shumicë absolute, opozita duhet të reflektojë mbi veten e vet

Në një intervistë për median italiane “La Repubblica”, kryeministri Edi Rama thotë se mandati i tretë i fituar ishte më i vështiri, por edhe më i bukuri.

Rama thotë se PS-ja fitoi bindshëm dhe vetëm, duke i kthyer përgjigje edhe pyetjes nëse do të qeveriste me socialdemokratët e Tom Doshit.

“Hera e tretë ishte më e vështira, por është edhe më e bukura. Ne kemi fituar një shumicë absolute, kështu që nuk kemi nevojë për mbështetje. Ndoshta mund të kishim një diferencë më të madhe, por këtë herë Shqipëria votoi me një sistem të ri zgjedhor, me lista dhe preferenca gjysmë të hapura dhe kishte shumë vota të pavlefshme. Shumë njerëz nuk kuptuan se si të votonin, ata na zgjodhën ne si parti, por u dhanë përparësi kandidatëve të tjerë dhe vota iu quajt e pavlefshme”, thotë Rama.

Por si i përgjigjet Rama akuzave të opozitës për mashtrim dhe shitblerje votash?  

 “… Raporti paraprak i OSBE-së është pozitiv dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare përmes përfaqësimeve të ndryshme ka ndjekur dhe konfirmuar rregullsinë e zgjedhjeve.

Fatkeqësisht, opozita nuk është në gjendje të dalë nga ky qëndrim, që e bën që ajo të humbë zgjedhje pas zgjedhjesh.

Janë zgjedhjet e pesta radhazi dhe ata ende nuk arrijnë të kuptojnë: Në vend që të reflektojnë mbi veten e tyre, ata përqendrohen në konfrontim dhe akuza kundër nesh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë