Politike

Rama publikon grafikun: Kemi taksat më të larta për të pasurit në rajon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një grafik krahasues të nivelit të tatimit mbi fitimin e biznesit të madh për të hedhur poshtë, sipas tij, akuzat që i bëhen se nuk po takson të pasurit.

“Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!”, shkruan ai.

Grafiku tregon nivelin vetëm të tatimit mbi fitimet për biznesin e madhe në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria dhe Serbia kanë nivelin më të lartë prej 15 për qind.

Kosova, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut kanë të njëjtin nivel prej 10 për qind, ndërsa Mali i Zi ka nivelin më të ulët të tatimit mbi fitimin për biznesin e madh me 9 për qind.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë