Kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga ceremonia e vendosjes së flamurit tonë Kombëtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Në këtë mënyrë Shqipëria tanimë është anëtare e tryezës më të lartë vendimmarrëse të botës. Në 1 janar Shqipëria u bë anëtare për herë të parë në Këshillin e Sigurimit si një vend jo i përhershëm.
Në këtë mënyrë vendi ynë nisi zyrtarisht mandatin dyvjeçar që u mbështet nga 175 vendet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme në muajin qershor.
Një ndër objektivat që ka vendosur Shqipëria gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit është dhe avancimi i çështjes së Kosovës duke lobuar për të shtuar listën e vendeve që e njohin pavarësinë e saj dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje