Në fund të fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë, kryeministri Edi Rama u ndal tek zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës.
Rama mohoi kategorikisht mundësinë e negociimit me Sali Berishën apo njerëzit e tij për Presidentin e ri.
Rama tha gjithashtu se PS-ja aktualisht nuk ka një emër konkret dhe se pret propozime edhe nga opozita. Por me një kusht. Ai përjashtoi që kandidatë për president të jenë figura politike, të secilit kah.
“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të thënë për ata që janë përfshirë në këtë proces si pjesë e palëve të tjera të Kuvendit që ne nuk e kemi ende një emër…
Ne kemi qenë në dy procese për presidentin një proces që ata nuk e kishin votat dhe pastaj u bënë në fund dhe një proces kur i kishin votat që nxori presidentin me partiak Bujar Nishanin dhe ne nuk ishim naiv që të mendonim se duke shkuar në tryezë do të merrnim presidentin, por ne bëmë detyrën tonë, nuk vumë as nga këto barrierat që të caktojmë kriteret, sepse në fund emri është problemi se hajt t’i bëjmë kriteret se unë psh kriterin e parë do të vija që të ketë lindur në Hënë, thirrja ime për të gjithë ata që janë përfshire në anën tjetër është të mos humbasim kohë me këto, as nuk jemi në këtë proces për të bërë sikur po kërkojmë konsensus sepse nuk na duhet konsensus por president që të nderoje Shqipërinë që të mos na turpërojë kur del në televizor apo kur flet për malin me gropa.
Jemi në kërkim të një presidenti apo presidente që të plotësoje disa kushte dhe te rrezatoje përtej nesh, nuk jemi në kërkim të një konsensusi, prandaj figurat e PS nuk mund të jenë dot pjesë e kësaj as baballarë as nena të kombit, ndërkohë që nëse ata do të sjellin një propozim bindës, ne menjëherë do ta pranojmë pa asnjë problem por jo një figure politike që vjen nga rruga e qametit, kështu që u takon atyre propozime për avokatin e popullit por kur them opozitës e përjashtoj kategorikisht si të klasifikueshëm brenda kornizës së opozitës non gratën e madhe dhe shpurën e tij…”, tha Rama, duke qartësuar mire pozicionin e PS ndaj Berishës dhe Rithemelimit.
“PS nuk do të njohë në asnjë rast dhe për asnjë arsye asnjë vendim dhe asnjë kërkesë që buron nga ai drejtim, ai është drejtim me te cilin politika e PS nuk duhet të ketë asnjë lidhje dhe ne sa na takon nuk do të kemi asnjë lidhje,
ne nuk do të njohim asgjë që do të burojë nga asnjë lloj vendimmarrje dhe kërkese e atij burimi, jo për presidentin por as për rojet e cilësdo godine në këtë vend por as edhe për një hu gardhi për ta vënë në fund te Lanës nuk marrim opinion nga ai burim, me shumë keqardhje që ata e ushqejnë atë burim dhe i shkojnë pas asaj shpure dhe verbërisht sot i kthejnë kurrizin të ardhmes. Ajo non -gratë nuk është në qafën e Amerikës është në qafën e Shqipërisë është gur dhe për ata që i shkojnë pas asaj shpure tërheqin gurin për te poshtë”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje