Në ceremoninë e varrosjes së eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalimin pranë Liqenit Artificial Rama u shpreh se Frashëri nuk i ka negociuar kurrë bindjet e tij.
“Eshtrat e tij do prehen pranë vëllezërve Frashëri. Mid’hat Frashëri, hije plot dije. Mid’hat Frashëri iu kushtoi jetën studimeve të tij. Nuk i negocioi kurrë bindjet e tij. U dënua në mungesë nga gjyqi rraskapitës i një historie të shkruar nga fitimtarët për të ulur të mundurit. Mjaft me përdorimin e atyre që nuk janë më, duke iu vënë në gojë ato që nuk i ka thënë kurrë. U prehtë në paqe në dheun e Shqipërisë Mid’hat Beu, dhe koha pastroftë figurën e tij nga balta e hedhur”, tha ndër të tjera Rama.
Rama tha se akti i qeverisë për përmbushjen e amanetit të patriotit shqiptar për t’u prerë në atdhe duhet të shërbejë si reflektim.
“Ky akt i kësaj qeverie gabimisht të supozuar nga përçarësit si shprehi e një pale të vjetër kundër një tjetre pale të vjetër mbase vlen dhe për një reflektim. Mjaft kemi arsyetuar dhe gjykuar në mungesë. Këtu janë eshtrat e një burri të gjykuar dhe të dënuar në mungesë jo nga një gjykatë, por nga gjyqi i pafundmë rraskapitës i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit”, u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje