Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk ndalën akuzat politike të hënën, njeri nga Erseka ku po zhvillon takimet dhe tjetri nga zyrat e selisë blu.
“Kjo nuk është interes i vogël pushteti apo paraje. Kjo është influencë e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri. Kur ne e kemi ngritur këtë problem, na thanë se janë shpifje të Edi Ramës dhe Sorosit. Mirëpo na doli në raportin e CIA-s. Dhe po ju them se është vetëm maja e ajsbergut”, tha Rama nga Erseka gjatë një takimi me fermerë.
“Historia e zhytjes së asaj partie në thesin e rublave të monedhës ruse as nuk filloi me atë që dimë dhe dini, as nuk ka mbaruar me atë që dimë dhe dini. Kjo është një aleancë rublash, mes të dyja atyre partive që janë atje dhe të cilave iu bëjnë jehonë disa pasqyre të shtrembëruara komplet mediatike, që helmojnë pa pushim me shpifje nga më banalet”, tha Rama.
Në anën tjetër Berisha nga selia blu tha:

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse ai është bërë zëdhënës i vëllezërve Kaliç të Vuçiçit. Në emër të interesave të tyre, ai po mbyll dhe po falimenton të gjithë industrinë e birrës të krijuar këto 30 vite në Shqipëri, duke lënë pa punë mijëra familje, të cilat jetojnë duke punuar në sektorë të kësaj industrie.
Këtë e bën direkt vetëm për interesa në kuadër të Ballkanit të Hapur, për interesa të vëllezërve Kaliç, të sanksionuar.
Edi Rama duhet të japë dorëheqje për mega-aferën e tmerrshme të portit të Durrësit, që ka përfunduar përsëri në ortakëri me Aleksandër Vuçiç”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje