Politike

Rama: Sfida jonë jo opozita, por malet me plehra. Çfarë ka bërë mirë LSI

Për kryeministrin Edi Rama ka vetëm një sfidë. Dhe kjo nuk është fitorja ndaj opozitës.

“Ne s’jemi në asnjë ankth për të mundur ata, por të mundim ata që kemi përballë, jo ata që kemi mbrapa, e përballë nesh janë këto malet me plehra që duhen rrafshuar siç po rrafshohen këtu në Porto Romano, në gjithë sektorët”, tha Rama nga Porto-Romano

Kryeministri Rama ndaj tjetër këndvështrim me Bashën edhe për mënyrën se si po menaxhohet pandemia.

“Ndërkohë që Covid ne s’po i lëmë asgjë mangut në përpjekjen tonë, kjo për ne është shumë e qartë, ne do bëjmë atë që duhet, sepse këta ne nuk i kemi përballë, i kemi mbrapa duke u përpjekur të na kapin që të na tërheqin mbrapsht por nuk na arrijnë dot ne këta”, tha Rama.

Ai komentoi gjithashtu edhe aleancën me LSI

“Kur ishim në aleancë me LSI…nëse s’duan të thonë një fjalë të mirë të paktën mos bëhen qesharakë në sytë e njerëzve duke thënë fjalë të këqija, të jenë të distancuar nga kjo situatë absurde, hidhen përpjetë e nuk e thonë si zgjidhet ndryshe kjo punë, se nuk dinë ti zgjidhin gjërat, ata dinë vetëm të nxisin sherr, të akuzojnë sa të munden, të përfitojnë sa të munden nga njerëzit e lodhur e të shqetësuar.

Nëse LSI ka bërë një punë të mirë ka qenë të mbështesë PS në punën që PS mori përsipër të bënte dhe mbështetja e LSI ka qenë thjesht që mos na dalë përpara e të na pengojë, sot janë bërë bashkë për të na penguar me çdo kusht në këtë rrugë që kemi hyrë, por kjo s’ka për të ndodhur”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë