Politike

Rama shpall fitoren: Ta festojmë pasdite në Sheshin Skënderbej

Kryesocialisti Edi Rama deri paraditen e kësaj të marte është vetëpërmbajtur dhe me përjashtim të daljes pak pas mbylljes së qëndrave të votimit për të deklaruar se Exit Poll-et tregonin fitoren e Partisë Socialiste, personalisht i shmangu daljet publike.

Por, përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shpall fitoren dhe fton qytetarët që t’i bashkohen në orën 18:00 për ta festuar atë në Sheshin Skënderbej.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, shkruan Rama.

Procesi i numërimit është drejt përfundimit dhe deri më tani, Partia Socialiste ka të paktën 72 mandate, që i mundësojnë asaj shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë së re.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë