Shqipëria do të marrë të premten sasinë më të madhe të dozave kundër Covid-19, duke bërë të mundur shpejtimin e fushatës së vaksinimit.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se pas dy ditët pritet të mbërrijnë 38400 dozat e para të vaksinës Astrazeneca. Me anë të një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë thekson se me ardhjen e tyre do të nisë vaksinimi i mësuesëve.
Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi nga ana tjetër se në fillim të javës tjetër priten rreth 9 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer. Ajo deklaroi se është drejt përfundimit vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë vendin dhe se deri tani janë kryer 21 613 vaksinime në total në radhët e bluzave të bardha dhe të moshuarve.
“Qeveria shqiptare aktualisht ka parapaguar dozat për 800 mijë qytetarë, qoftë nëpërmjet instrumentit Covax, qoftë nëpërmjet kontratës direkte me Pfizer-in. Dhe po vijojmë të negociojmë për të pasur kontrata të tjera. Vaksinimi është sfidë, është një proces, është një qëllim në vetvete për të përshkruar me shpejtësi kilometrin e fundit drejt fillimit të fundit të pandemisë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje