Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po u ofron shqiptarëve inceneratorë me projekte 3D nga Singapori, ndërkohë që zhduk miliona euro të taksapaguesve.
“Zhdukja e parave publike për inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe nuk funksionojnë ndodh në Shqipëri ndërsa Edi Rama na shfaq video 3D nga Singapori. Edi Rama ka tre vite që paguan mbi 23 mln euro për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston gjëkundi dhe orvatet t’i ikë përgjegjësisë duke u shfaqur qytetarëve video nga Singaporit”, deklaroi shefi i kabinetit në selinë blu, Dorian Teliti.
Reagimi i PD mbërriti pas publikimit nga Kryeministri Edi Rama të një videoje të një vlogeri izraelit, ku sillej si shembull sesi duhet zgjidhur çështjat e mbetjeve shteti i Singaporit në Azi, ku industria e inceneratorëve djeg mbetjet që duan shekuj për t’u dekompozuar plotësisht për të prodhuar energji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje