Politike

Rama: Sterilizimi, hetimi i SPAK nuk cenon suksesin e prekshëm

Kryeministri Edi Rama pavarësisht hetimeve tw nisura nga SPAK për PPP-në e sterilizimit, e cilësoi atë si sukses të prekshëm. Për ta vërtetuar këtë, Rama inspektoi një nga 17 centralet e sterilizimit, koncesion i shumëdiskutuar, për të cilin SPAK ka arrestuar ish-zv/ministrin e Shëndetësisë si dhe biznesmenin që fitoi tenderin, Ilir Rrapaj.

“Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cenon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”, theksoi kreu i qeverisë.

“Ndërkohë një nga gjërat që janë shumë evidente sot, unë e lexova nga një person që është shumë kritik ndaj nesh, Irena Beqiraj që ka qenë zv/ministrja jonë e Financave. Një nga kalkulimet që bënte Irena konfirmon atë që ne kemi thënë, vetëm ulja e ditëve pas operacionit pas qëndrimit në spital ka sjellw një përfitueshmëri financiare e që është me lartë sesa shpenzimi total që është bërë për këtë proces dhe gjithë kostoja e përgjithshme që është parashikuar”, theksoi Rama. Ndërsa shtoi se ky proces ka garantuar një standard të lartë sigurie, pasi është ulur edhe qëndrimi i pacientëve në spital.

“Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, ka garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve”, theksoi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë