Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Rama konfirmoi se Tirana është zgjedhur si vendi për të zhvilluar samitin e procesit të Berlinit. Ndërkohë u konfirmua edhe data e mbajtjes së Samitit në Tiranë, që do të jetë 16 tetori.
“Gjermania do të mbështesë vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në këtë periudhë kaq të rëndësishme për ne dhe për vet Europën. Në jemi mirënjohës, jo vetëm unë por të gjithë liderët e rajonit që këtë vit samiti i procesit të Berlinit spostohet në Rajon për herë të parë. Jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vend i zhvillimit të këtij samiti. Do të jetë një samit që do të vazhdojë thellimin e procesit ku do të trajtohej sigurisht bilanci i arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për tu arritur më tutje si dhe do të fuqizoje bashkëpunimin në rajon edhe më shumë. Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat se Gjermania është një bashkudhëtar i vëmendshëm dhe i përfshirë drejtpërdrejt.
Kemi diskutuar edhe për aspekte të jetës ekonomike për disa elemente të rëndësishëm të konvergjencës e standardeve të jetesës dhe domosdoshmërisë që BE të hedhë një lajm në funksion të fuqizimit të mekanizmave që do ta bëjnë këtë konvergjencë të realizueshme.
Kemi folur edhe për procesin e Integrimit dhe kemi diskutuar sesi Gjermania mund të na ndihmojë edhe në angazhimin e burimeve njerëzore për gjithë atë makineri e duhet ngritur në funksion të përgatitjes së ligjeve.




Kemi diskutuar edhe për rajonin. Ne mbështesim planin e paqes dhe normalizimit me Kosovës dhe Serbisë. Është një plan shumë përmbajtjesor dhe realist i cili sjellë normalizimin e nevojshëm dhe të shumë pritur që duhet ta trajtojnë të dyja palët…” tha Rama.
Nga ana e tij Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se më rëndsi mbetet sundimi i ligjit, media e lirë e pavarur, forcimi i sigurisë dhe marrëdhëniet e mira bilaterale.
“Integrimi i shpejtë ka rëndësi strategjike. Dëshirojmë ti mirëpresim sa më parë si anëtarë ndaj përparimet e Shqipërisë janë sinjal shumë i mirë. Thelbi i negociatave mbetet sundimi i i ligjit ndaj anëtarë të rrjeteve kriminale janë paditur e dënuar. Kemi nevojë për një mjedis ekonomik me siguri juridike dhe transparent. Për luftën në Ukrainë, ne duhet të angazhohemi ndaj dua ta falenderoj Shqipërinë që merr përsipër si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, i mbështet vendimet e politikës së BE. Qeveria të mbetet partner i besueshëm drejt BE”, tha Scholz.
Ndërkohë, emigrimi i mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë ka qenë një nga cështjet që është diskutuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit gjerman Olaf Shcolz.
“Ne s’mund t’i kërkojmë as Gjermanisë apo BE, as Britanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo tregjet e Gjermanisë. Nga ana tjetër kemi diskutuar me kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financues i drejtpërdrejte i sistemit shëndetësor gjerman. Studentët e mjekësisë paguajnë 1/16 e kostos dhe tjetrën e paguan qeveria. Kjo është në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar dhe të pakualifikuar pune. Duhet të gjejmë një rrugë europiane pasi vende si Shqipëria humbasin”, tha Rama
Ndërkohë gjatë ditës së martë, Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ku do të diskutojë mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje