Politike

Rama, takim me Ursula von deri Leyen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Bruksel me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në Twitter, von der Leyen njofton se ka diskutuar me Ramën progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën e integrimit dhe planin që BE ka për rritjen dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

“Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë…”, shkruan ajo

Plani i paraqitur nga Von der Leyen do të bazohet në katër shtylla; ”afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun unik të BE-së”, “integrimi ekonomik rajonal”, ”përshpejtimi i  reformave kyçe” dhe ”rritja e fondeve të paraanëtarësimit”.

Një ditë më parë, (të hënën) Rama zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ku në fokus ishin zhvillimet në veri të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë