Nga Gazeta ‘Si’ – Kryeministri Edi Rama pjesën e dytë të fjalimit ia ka kushtuar reformës në drejtësi.
Ai ka komentuar edhe shprehjet se “Rama të lëshon, Rama s’të mba”, që sipas tij, qarkullon në lidhje me ato socialistët që janë duke u hetuar nga SPAK për korrupsion.
Gatë fjalimit të tij para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Rama është shprehur se nuk ka përgjegjësi për t’u skuqur apo kërkuar falje për personat brenda PS-së që “hanë pas shpine”, duke iu referuar arrestimeve të shumta të muajve të fundit nga radhët e kësaj force politike.
“Ma dëgjoni mirë këtë ju dhe gjithë socialistët që janë shumë pak që qarkullojnë fjalën e neveritshme që Rama të lëshon, Rama s’të mbron. ‘A kam përgjegjësi morale në këtë mes? S’kanë faj që më pyesin për këtë! Ma dëgjoni se janë shumë pak ato socialistë që thonë Rama të lëshon Rama s’të mbron. Kam një përgjegjësi morale. Përgjegjësia ime morale nuk është as të skuqem as të kërkoj ndjesë dhe aq më pak të zmbrapsem, sepse vetëm së bashku mund ta ngjisim Shqipërinë në majën ku e meritojnë shqiptarë.
Kur i merr mendjen pushteti dhe paraja, tradhton jo vetëm besimin tim e tuajin, por edhe flamurin shqiptar! Nëse njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur në të tjerët u dashka ta përdorim si letër higjienikë për të fshirë bajgat e korrupsionit! JO JO JO. Përgjegjësia ime morale është mos lërë dy gurë bashkë që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë dhe pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdo lloj klyshi të atij soji të vjetër politik. Jo se nuk kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë kur dëgjoj, jo po se mbrojti jo e lëshon, këdo që ka ngrënë pas shpinës sime, pas partisë e pas një populli të tërë me atë formulën, që Rama të lëshon e s’të mbron, pasi njëri e ka përdorur si maskë për të vjedhur, ne duhet të përdorimin edhe si letër higjenike për tja fshirë fytyrën nga bajgat. Kështu që unë jo që skam asnjë ndjenjë, përveç neverisë”, u shpreh Rama.
Kryesocialisti theksoi se nuk do të hynte në politikë dhe as nuk do ta pranonte ftesën e liderit historik Fatos Nano, nëse nuk mendonte se Shqipëria nuk bëhet.
“Nuk e di sa prej jush këtu mendojnë me gjithë mend se ky vend bëhet, dhe se këtë e bën Partia Socialiste dhe asnjë forcë tjetër që ka pasur mundësinë apo çdo individ që sheh Shqipërinë si një jorgan për t’u djegur kur e pickon pleshti i interesit të vetë.
Po të mos e besoja që ky vend bëhet, as do kisha hyrë në politikë me ftesë të liderit historik të PS-së, e as do përpiqesha t’i zija vendin. Apo të mbaja në kurriz në 20 vjet më shumë baltë se të gjithë ju bashkë për të qëndruar si lider. As do e përballojë dot. Nuk do i hyja detit në këmbë bashkë me ju për këtë për këtë, për realizimin e reformës në drejtësi”, theksoi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje