Politike

Rama telefonatë një orë me Merkel nga OSBE tek investimet, por negociatat ende pa datë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se përreth 60 minuta ka biseduar ne telefon me Kancelaren Angela Merkel ku temë sipas tij, ka qenë plani i BE për investime në rajon dhe negociatat për Shqipërinë.

“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal”, tha Rama.

Në lidhje me konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së Rama thotë se ka biseduar, por pa sqaruar nëse ka marrë ndonjë datë për çeljen e tyre.

“Progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor, u shpreh Rama.

Në fund, Rama e cilëson Merkel “një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë