Politike

Pas presionit të BE-së, Rama tërhiqet nga ‘Pasaportat e Arta’, por jo nga amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabisit

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga nisma për “Pasaportat e arta”. Deklarata u bë nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare u shpreh se kjo skeme nuk do ndiqet me.

“Ne patëm mundësinë të mirëpresim deklaratën e kryeministrit që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej”, tha Borell.

Edhe Rama e pohoi sot tërheqjen nga pasaportat e arta, por jo nga amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabisit, duke pranuar ekspertizën e BE.

“Sa i përket pasaportave të arta, e kemi bërë të qartë që e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel europian qëndrimi. Ne nuk e shpikëm këtë, e morëm nga vendet e BE-së. Ne nuk do ta nxjerrim këtë çështjes në tavolinë pa parë si vendos Gjykata Europiane. Kemi folur për amnistinë fiskale, qëndrimi ynë është i ditur. E vlerësojmë shumë angazhimin e Komisionit për ekspertizë, duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjesht sepse kjo nuk është gjë e mirë në pari sepse kemi arsyet tona për të menduar se kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por duam ta bëjmë së bashku, ndaj falënderim për ekspertizën dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit”, tha Rama.

 “Kemi përfunduar procesin  e konsultimeve për kanabisin mjekësor dhe do të vazhdojmë në parlament”, shtoi Rama.

Në fjalën e tij, Borrell tha gjithashtu se me prezencën e tij sot në Tiranë japin mesazhin se BE është e angazhuar për rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes evropiane.

“Sot jemi në Tiranë për ti treguar popullit shqiptar se Shqipëria është më pranë BE. Me këtë duam të japim një sinjal politik për angazhimin e BE drejt rrugëtimit të BE.

Përmes këtyre takimeve marrim në konsideratë përgatitet për në BE. Shqyrtojmë çfarë është bërë, dhe çfarë kemi punë përpara nesh.

Mesazhi kryesor është angazhimi jonë i patundur për integrimin e Shqipërisë në BE. Ne presim drejtimin e Shqipërisë drejt BE. Ne po punojmë në të gjitha linjat”, tha Borrell.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë