Lajme

Rama, thirrje studentëve: Ditët po ikin, dukuni t’ia nisim punës

Kryeministri Rama vijon me postimet në rrjetet sociale dhe lutjet për dialog. Ndërsa studentët po protestojnë para godinës së Kryeministrisë, vjen një reagim nga kreu i qeverisë. Rama sërish bën thirrje për dialog, pasi ditët po ikin si dhe shton se protesta u gjymtua nga “sharra e Doktoreshës Mona dhe britma në gjumë e Lul Artistit”.

“Sharrat e doktoreshë Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por, unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lëmë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU? Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin”, shkruan kryeministri Rama.

https://www.instagram.com/p/BrfBGiTgYkT/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=15y46kil5t9m7


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë