Në një bashkëbisedim me qyetetarët në Fier, Rama nuk i ka kursyer ironitë, për sa i përket deklaratës së tij se do të nis vaksinimi i personaliteteve mbi 80 vjeç.
Rama deklaroi se sipas Metës, është diktaturë që të vaksinohet aktorja Tinka Kurti dhe kështu iu jepet mesazhi qytetarëve që duhet të vaksinohen.
Sipas Ramës kudo ka probleme me vaksinat. Edhe vetë SHBA. Kreu i shtetit shtoi gjithashtu se Shqipëria ka fatin e morë që nuk është në kategorinë e 140 vendeve të tjera që nuk kanë vaksina.
“Nuk jemi në kategorinë e Izraelit, që ka vrapuar më shumë nga të gjithë. Ai ka bërë kontratën e parë me Pfizer dhe Moderenën, të dy Ceot e kompanive janë hebrenj dhe ky shtet ka paguar 3 –fishin e çmimit. Ka parablerë të gjithë vaksinën, duke rrezikuar që në rast se vaksina nuk aprovohet, lekët ikin në lumë. Vendet e tjera se kanë pasur të mundur dhe nëse kanë dashur që ta bëjnë. Bota është gjendur përballë nevojave për miliona doza, përballë një fabrike që nuk përballon gjithë ato doza. Ne shkuar në New York, takuam Ceon e Pfizer. Unë ushtrova talentin e lypsarit për raste të tilla. Ia dolëm për një kontratë. Kontrata u vonua në fazën e parë. Brenda muajit mars, e gjithë sasia që do të vinte nga mesi i janarit dhe shkurtit, do të vijë. Jemi në diskutime me të tjerë për të marrë sasira të tjera vaksinash. Me Pfizer vazhdojmë çdo ditë kontaktet për të afruar dozat. Kjo është situata. Brenda marsit mbarojmë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve. Mbarojmë brenda disa ditësh me shtëpitë e të moshuarve,” shtoi Rama.
Më tej Rama ka deklaruar se ka folur për personalitete që janë +80.
“Është ndarje klasore që një mbi 80-vjeçare si Tinka Kurti të vaksinohet?! Eshtë diktaturë që të vaksinosh dikë tjetër, që mos të marrin dhe të bëjmë emra mbi 80 vjeç, si Anesti Kondili. Është diktaturë që të vaksinosh Alfred Moisiun! Mos të harrojmë dhe diçka tjetër që vaksinimi i tyre është dhe një ndihmë që i jepet kësaj fushate që duhet thënë se; ‘duhet të vaksinohemi se është gjë e duhur’, duke iu dhënë përgjigje dhe disa që thonë se nuk duhet të vaksinohemi se do na vendosin çipa.”, shtoi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje