Politike

Rama u përgjigjet kritikave për mbështetjen e sportit

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave e akuzave se u përpoq të përvetësojë suksesin e Luiza Gegës, që u shpall kampione Europe në garën e 3 mijë metrave me pengesa.

Qeveria e tij është akuzuar se nuk ka mbështetur sportistët. Rama pretendon të kundërtën.

“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza:Vrapo më shpejt!”, shkruan Rama.

Kryeministri u kritikua në lidhje me ceremoninë festive të organizuar në Kryeministri për Luiza Gegën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë