Politike

Rama uron Krishtlindjet me një kartolinë nga Thumana: Vigjilje të bukur kudo ku flitet shqip!

Urimin për Krishtlindjet kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta bëjë me një kartolinë nga Thumana.

Kreu i qeverisë shqiptare, me anë të një postimi në “Facebook”, ka uruar një vigjilje të bukur për të gjithë shqiptarët.

Kryeministri Edi Rama. Gazeta Si, 24 dhjetor 2021

“GËZUAR KRISHTLINDJET me këtë kartolinë ekskluzive live nga Thumana! Krishtlindjet janë me të vërtetë Krishtlindje, kur kremtohen duke u dhënë dritën e dashurisë atyre që janë më nevojtarët për të

Paçi një vigjilje të bukur të kësaj nate të bekuar në shtëpitë tuaja kudoqofshi në Shqipëri, Kosovë e kudo në botë ku flitet shqip dhe Zoti e bekoftë familjen tuaj”, – shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë