Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e panikut të përhapur për efikasitetin e vaksinës kineze, Sinovac.
Ai deklaroi se ajo ka rezultuar e sukesshme dhe po e nxjerr Turqinë nga tuneli i pandemisë.
“Askush të mos bjerë viktimë e hienave dhe kukuvajkave. Vaksina Sinovac është e supersuksesshme, e cila faktikisht po e nxjerr Turqinë përditë e më shpejt nga tuneli i pandemisë, është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme”, tha ai.
Rama tha se arsyet se përse kjo vaksinë nuk është certifikuar nga Bashkimi Europian nuk lidhen me efikasitetin e kësaj vaksine, por me arsye të tjera që Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk u interesojnë.
“Kjo vaksinë bëhet në shumë shtete dhe fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës, por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër, që neve nuk na interesojnë dhe nuk na prekin. Neve na intereson që të nxjerrim nga tuneli popullin shqiptar dhe të nxjerrim sa më shpejt nga ankthi dhe pasiguria gjyshërit, ata me sëmundje kronike, grupet e riskut dhe të gjithë popullsinë”, u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje