Politike

Rama: Veliaj ka lindur me këmishë se e kam mbështetur me projekte, disa gjëra do t’i bëja më mirë se ai

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të kishte gjëra që do t’i bënte ndryshe dhe më mirë nëse do të ishte në postin e kreut të bashkisë.

Rama tha se Veliaj ka lindur me këmishë pasi dyert e qeverisë i ka pasur të hapura për të diskutuar dhe për ta mbështetur në projektet për Tiranën.

“Lali Eri ka lindur me këmishë, sepse është themelore për një kryetar të bashkisë që të ketë derën e hapur të qeverisë për të diskutuar për projektet dhe për të pasur mbështetje. Në këtë aspekt, mbështetja dhe mirëkuptimi mbi faktin që Tirana është ‘A’-ja nuk ka munguar kurrë.

Ka lindur me këmishë se e kam mbrojtur garën dhe e kam në gjak eksperiencën e bashkisë. Duke pasur në gjak këtë eksperiencë, jo vetëm e mbështes, por e nxis shumë.

Ka gjëra që do t’i bëja ndryshe, që do t’i bëja më mirë, nuk diskutohet. Gjërat i bëjmë bashkë. Ka detyrën të mendojë 24 orë për Tiranën. Të vijë me propozime që nuk i mungojnë. Është një bashkëpunim i suksesshëm”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë