Kryeministri Edi Rama premton se sezoni turistik do ta gjejë vendin pa masa kufizuese dhe të hapur plotësisht për turistët nga e gjithë bota.
“Hotelet, restorantet, klubet, çdo plazh e çdo mal i Shqipërisë do të jenë të hapura pa masa kufizuese”, thotë ai.
Kreu i Qeverisë shpërndau këtë të diel një spot të shkurtër në rrjetet sociale, ku thotë se Shqipëria siguroi vaksina kundër Covid kundrejt të gjitha parashikimeve.
Spoti është i ngjashëm me atë të publikuar disa ditë më parë e të lexuar nga aktori Robert Ndrenika me ndryshimin se këtë herë Rama është vetë narratori.
Ky mesazh i Kryeministrit i parapriu nisjes së procesit të vaksinimit masiv në Sheshin Skënderbej. Rama përsëriti premtimin se brenda qershorit synohet vaksinimi i gjysmë milioni shqiptarësh. Kreu i Qeverisë shtoi gjithashtu se Shqipëria nuk do të aplikojë atë që njihet si pasaportë e vaksinimit.
“Kemi siguruar sasi të konsiderueshme dhe vijojmë punë për të siguruar të gjithë sasitë e nevojshme dhe shpresoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar. Kemi bindjen që deri në pranverën e ardhshme do të jetë e vaksinuar e gjithë popullata, por mendoje se mund ta bëjmë më shpejt. Jeta është bërë stresuar për shkak të pandemisë dhe çlirimi i tyre është kënaqësinë më e madhe që kam marrë gjatë këtij procesi. Nuk do të kërkohet pasaportë vaksinimi për turistët”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje