Politike

Rama vihet në lëvizje për emrin e ri të Ministrit të Brendshëm, takohet me Ruçin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

Ai do të qëndrojë në detyrë deri sa të emërohet zëvendësuesi i tij.

Dhe për emrin e tij, Rama ka filluar edhe kontaktet e para.

Të premten në mesditë, ai është takuar me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, pikërisht për emrin e ri të Ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë jo zyrtarisht po lakohen disa emra që nga zv-ministrat aktual në ministrinë e Brendshme, tek emra deputetësh, pse jo një figurë e papërfshirë në politikë  e deri për herë të parë qarkullimi i një emri femër në krye të kësaj ministrie.    


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë