Politike

Rama në Athinë, takohet me Mitsotakis. Në një panel debati edhe me të motrën, Bakojanis

Kryeministri Edi Rama do të jetë në Athinë në datat 15 dhe 16 shtator.

Lajmi është njoftuar nga qeveria greke, e cila konfirmoi pjesëmarrjen e kryeministrit Rama në cilësinë e kreut të OSBE në takimin që do të mbahet ne Grand Resort Lagonisi të Athinës, organizuar nga “The Economist”.

Rama pritet të mbërrijë në Athinë pasditen e datës 15 shtator dhe do të largohet pasditen e datës 16 shtator.

Rama do të jetë në forumin e “The Economist” në një panel me të motrën e kryeministrit grek, ish ministren e jashtme, Dora Bakojanis që në 2009-ën firmosi me Lulzim Bashën marrëveshjen e detit mes të dy vendeve, e që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. (Temë që rihapet nga e para dhe me gjasë do të bisedohet mes Ramës dhe Mitsotakis).

Në panelin për Ballkanin do të jetë edhe kryeministri i Maqedonsië së Veriut, Zoran Zaev dhe Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borrisov.

Ende nuk është konfirmuar axhenda e detajuar e kryeministrit shqiptar jashtë forumit, por nga Greqia konfirmohet një takim mes tij dhe homologut, Kyriakos Mitsotakis, ministrin e jashtëm Nikos Dendias si dhe me eksponentë të rëndësishëm të politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare.

Nuk dihet nëse pjesë e këtyre takimeve do të jetë edhe fillimi i diskutimit për marrëveshjen e Detit për të cilën deri tani, Rama është shprehur se nuk ka një të tillë. Takimi mes tyre ndoshta mund t’i shërbejë edhe fillimit të punës në këtë drejtim.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë