Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Izrael me fokus sigurinë kibernetike.
“Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”, shkruan Rama në faqen e tij Facebook.
Ky është reagimi i parë i Ramës pas një “qetësie” 24 orësh mbi gjithçka që ka ndodhur në vend që lidhet po me sigurinë kibernetike. Kontrolli i fundit i Policisë me urdhër të SPAK tek muxhahedinët në Manzë kishte si qëllim pikërisht këtë betejë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje