Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit në Kosova u ka treguar atyre për gjendjen e ish-Presidentit, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.
Rama thotë se shkoi ta takonte, pasi e kishte marrë malli, madje theksoi se e konsideron si vëlla.
“Isha tek Hashimi e vizitova. Mu duk shumë mirë, jeni të fortë ju, të ka ngjarë ty”, i tha Rama babait të Hashim Thaçit.
“Ai tha me shëndet jam mirë, por edhe me humor ishte mirë, lexonte shumë, bënte stërvitje.
Shkova se më kishte marrë malli. U kënaqa që shkova. Shkova e pashë se e kam si vëlla” u shpreh kryeministri.


Rama ka qëndruar për rreth 20 minuta, së bashku me katër ministra të tij, ndërsa është pritur nga shumë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, si Vlora Çitaku, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, dhe nënkryetari Sami Lushtaku.
Kreu i qeverisw shqiptare nga kjo vizitë nuk doli duarbosh, pasi mori si dhuratë nga ana e familjes së Thaçit, flamurin kombëtar kuq e zi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje