Politike

Rama, Vuçiç dhe Zaev takohen online për Mini-Shengenin Ballkanik

Ideja e kësaj konference u hodh nga presidenti serb pas shtyrjes se nisjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën.

Duke i ofruar mbështetjen e tij Ramës dhe Zaev, Vuçiç deklaroi më 24 qershor se pret që në këtë takim të merren  vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe për qarkullim më të shpejtë të të mirave, njerëzve dhe kapitalit.

“Për ne është me rëndësi të madhe sistemi i lejeve të punës, ku ai që do të marrë leje pune në territorin e një nga tre shteteve, do të ketë leje pune në të gjitha tre vendet. Me këtë do të sigurohet më shumë fuqi punëtore në Serbi, e cila mungon”, ka thënë Vuçiç.

Nisma e Shengenit të vogël që për momentin i përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte iniciuar në Novi Sad në vitin 2019 nga tre vendet si projekt për përmirësimin e ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Ideja e tre vendeve nga Ballkani Perëndimor është të krijojnë treg unik me qëllim që të përshpejtohet zhvillimi i tyre ekonomik

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një samit online me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për të biseduar për avancimin e Mini- Shengenit Ballkanik.

Ideja e kësaj konference u hodh nga presidenti serb pas shtyrjes se nisjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën.

Duke i ofruar mbështetjen e tij Ramës dhe Zaev, Vuçiç deklaroi më 24 qershor se pret që në këtë takim të merren  vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe për qarkullim më të shpejtë të të mirave, njerëzve dhe kapitalit.

“Për ne është me rëndësi të madhe sistemi i lejeve të punës, ku ai që do të marrë leje pune në territorin e një nga tre shteteve, do të ketë leje pune në të gjitha tre vendet. Me këtë do të sigurohet më shumë fuqi punëtore në Serbi, e cila mungon”, ka thënë Vuçiç.

Nisma e Shengenit të vogël që për momentin i përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte iniciuar në Novi Sad në vitin 2019 nga tre vendet si projekt për përmirësimin e ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Ideja e tre vendeve nga Ballkani Perëndimor është të krijojnë treg unik me qëllim që të përshpejtohet zhvillimi i tyre ekonomik


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë