Lajme

Rama zbulon pakon e Vitit të Ri, 50 dollarë për pensionistët

Ndërkohë që vijon rezistenca e studentëve para godinës së qeverisë, kryeministri Edi Rama e ka anashkaluar disi temën e protestës për të folur për një tjetër çështje.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët 50 dollarë dhe çekun e bebeve të 2019-ës, 400 dollarë fëmija i parë, 800 i dyti dhe 1200 dollarë i treti.

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD) dhe çekun e bebeve të 2019 (400 USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti). Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin”, shkruan Rama në “Twitter”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë