Politike

Rama:Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me Bashën

Gjatë një interviste për mediat kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë për një bashkëpunim me Lulzim Bashën, pas zgjedhjeve të 25 prillit, por me një kusht. Që Basha të shkëputet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, pra nuk do të kemi probleme të kësaj natyre,” tha Rama

Kryeministri shtoi se sidoqoftë në emër të shumicës është shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohet që politika e ardhshme të jetë 100% në dispozicion të projektit ekonomik,  të mirëqenies shqiptare dhe asnjë përqind e fokusuar te vetëvetja, te politikanët, jo te konfliktet dhe idiotësisë. “A do e pengojë këtë bashkëpunim Meta dhe Berisha? Duhet që Lulzim Basha ta thotë që do të ndahet plotësisht prej tyre”, tha Rama. 

Më tej Rama tha se nuk i trembet aspak një skenari dhune pas 25 prillit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë