Politike

Raporti i Dick Marty, Rama do t’i drejtohet KiE më 12 tetor

Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës më 12 tetor për raportin e Dick Marty, lidhur me akuzat e trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

125 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë votuan pro rezolutës që rrëzon raportin e Dick Marty për vrasje të njerëzve dhe trafikim organesh në Shqipëri dhe Kosovë.

Ky raport, më pas iu përcoll zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë