“Bëjeni tani, për Evropën, që po përballet me luftën e shëmtuar”, i bëri thirrje kryeministri Edi Rama vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që të njihnin pavarësinë e Kosovës në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare.
Në një fjalim që zgjati një orë, Kryeministri Edi Rama rrëzoi raportin e Dick Marty i miratuar në fakt po nga ai institucion ku po fliste dhe kërkoi që institucionet ndërkombëtare ta citonin jo Kosovo por Kosova.
Gjatë fjalës, raporti i Dick Marty kundër UÇK, për kryeministrin Edi Rama është prodhuar në Kremlin dhe më pas është shpërndarë në arenën ndërkombëtare, duke u marr si fakt në një kohë që sipas tij nuk ka asnjë provë.
“Në aktakuzën zyrtare që u paraqit një vit pasi presidenti u mbajt në paraburgim, nuk ka asnjë fjalë të vetme që përmend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore. Nuk ekziston, kemi pritur me durim që të shohim nëse do dilte diçka edhe pse e dinim që asgjë s’do të dilte, është një fantazi e pastër e mirë fabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë inteligjente e trafikuar në kanalet ndërkombëtare dhe e sjell këtu. E dimë që gjërat kërkojnë kohë, por vjen në pikë kur vonesat përftojnë një kuptim të dytë që çon në poshtërimin e atyre”, tha Rama. Duke iu referuar disa pjesëve të raportit, kryesisht asaj më të debatuar që lidhet me shtëpinë e verdhë.
“E megjithatë ‘shtëpia e verdhë fantazmë’ e gjeti rrugën deri këtu jo vetëm për të mbërthyer imagjinatën por edhe në seancën e votimit në këtë sallë, që është shtëpia e kombeve evropiane. Dhe tashmë drejtues të një lufte janë në burg. Biden e ka quajtur një herë Thaçin si Xhorxh Uashingtonin e Kosovës por unë do ta quaja Josef K. Si karakteri i Kafkës dhe procesi, u arrestua nga një autoritet i largët, i panjohur, pa e kuptuar se për çfarë ishte akuzuar. Ai dha dorëheqjen me dinjitet dhe iu besua drejtësisë ndërkombëtare sepse në fund të fundit për drejtësinë e kishte vënë jetën në rrezik. Është ende atje, në burg, një Jozef K i gjallë, në burg nga një ‘Fake neës”, tha Kryeministri Rama.
“Si mund të kryhet aty trafik organesh, kur s’kishte as drita, ujë e as rrugë?”, iu referua ai Shtëpisë së Verdhë.
“Është një prej të shumtave në këto zona të thella, vetë fshati që ndodhet në një zonë shumë të largët në veri të Shqipërisë, që aso kohe ishte i izoluar nga rrugët, furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji, nuk është vendi ideal për ndërhyje të këtij lloji si heqja e organeve. Ju kërkoj ndjesë që po ju ftoj në këtë përfytyrim, të heqësh organe në një vend pa ujë, pa drita e pa rrugë, e jo më pa pajisje të specializuar. Fshatarët u pyetën dhe u përgjigjën se kurrë nuk kishin dëgjuar të tilla gjëra, por edhe për heshtjen e tyre, fantazitë që u paraqitën këtu morën një përgjigje “shkruhet se u referohen kërcënimeve. Raporti mbështet në steriotipe të dëmshme, ngatërrimi i një fshati tradicional me një rrugë dritash të kuqe të një kryeqyteti Europiane Perëndimor, do të bënte për të qeshur, kjo nuk është për të qeshur që këto të rinj etiketohen si anëtarë të një grupi të rrezikshëm që trafikonin organe, shqiptarët etiketohen si inferior”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se raporti i Dick Marty është ‘fake neës’ më i madh i shpërndarë ndonjëherë.
“Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të UÇK dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë edhe trafikim organesh. Ai raport nuk provoi asnjë nga akuzat. Edhe delegacioni shqiptar i atëhershëm nuk e pengoi këtë, edhe pse nuk pati asnjë gjë pro nga ato që autorët e raportit pretendonin.
Unë jam këtu sot jo sepse ne nuk e dinim që ky është lajmi më i tmerrshëm i shpërndare ndonjëherë, i shpërndarë këtë herë nga Këshilli i Evropës por pritëm me durim për të parë akuzën zyrtare.
Janë pretendimet tërësisht të pavërtetuara të një ish kryeprokurore në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj çoi në një mocion e më pas në një raport që më pas i shndërrua në një rezolutë të kësaj Asambleje parlamentare që çoi më pas në krijimin e prokurorisë speciale që kërkon të dënojë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare”, tha Rama.
“Kush i pengoi akuzuesit e UÇK-së të kryenin hetime të thella?”, drejtoi pyetjen ai.
“Të njëjtat institucione ndërkombëtare që i dhanë Kosovën të drejtën e lirisë, minuan vetë veprimet e tyre, vetë parimet e tyre dhe jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës së lirisë së Kosovës, por përmes veprimeve të tyre hamendësuar se kurrë nuk kishte pasur një të tillë. Këtu janë faktet. Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATO, Carla Del Ponte, ish kryeprokurore, botoi një libër kujtimesh ku pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e UCK, përfshi edhe trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditjeje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi, pavarësisht faktit, akuzat u mohuan kategorikisht në Kovë. Pyetja më misterioze ishte “Cfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të hetuar më tej”?. Hetimet kishin dalë me rezultate jo bindëse ne 2004, po si vazhduan të mbeteshin këto akuza? Pyetjet ishin kaq interesante që tërhoqën vëmendjen e njerëzve të Putin, e një njeri i tillë, Kostandin Kosacev, kreu i delegacionit Rus në Asamblenë e Këshillit të Europës, paraqiti një mocion, “trajtim çnjerëzor dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovë”, kështu e quajnë pushtuesit, Kosovo”, tha Rama. Ai hoqi një paralel mes Millosheviçit dhe Putin.
“Kosova dhe Ukraina janë 2 kombe që duan të jetojnë të lirë, të ndjekur nga demonë të së shkuarës. Dhe ka 2 tiranë të dështuar, një i vdekur dhe një që luan me vdekjen. Të gjithë ju kujtohet ndikimi shkatërrues i shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Të gjithë ve ju kujtohet se si dekada tensione brenda një rajoni të ndarë kulmoi me lindjen e 7 republikave të pavarura. Të gjithëve ju kujtohet procesi i vështirë i vendosjes së paqes. Unë dua të përqendrohem te kapitulli i fundit, konflikti humanitar në Kosovë. Dekada represioni. Një aksion i qëllimtë barbar i kryer nga Sllobodan Milloshevicci. Rreth 20 mijë gra përdhunuan. Këto janë të dhëna zyrtare nga ndërkombëtare. Ndërkohë mijëra janë të zhdukur, të gjallët kërkojnë njerëzit e tyre, të vdekurit ende nuk e kanë gjetur paqen e varrit. Britma e dëshpërimit të Kosovës nuk mund të shpërfillej më dhe bota demokratike u vë në lëvizje e vendosur. Ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s njohu luftën e UÇK që solli pavarësinë pak më pas. Drejtësia u vendos”
Ndër radhë ai nënvizoi gjithashtu:
“Ka kombe ne historinë e botës që jetojnë të gjithë jetën duke mbrojtur lirinë e tyre, të rrethuar nga dhuna e gënjeshtrat apo hipokriza ndërkombëtare që bën sehir, ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden, ky është rasti i Ukrainës, e ky është rasti i Kosovës disa dekada më parë. Sa i zellshëm është Putin për të hequr paralele mes Krimesë dhe Kosovës, provat nuk e mbështesin, nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë, por mes Ukrainës dhe Kosovës, të nisni t’u mësoni edhe organizmave të tjera ndërkombëtarë që ta shkruajnë Kosova jo Kosovo, është Republika e Kosovës”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje