Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha të martën se raporti i FMN për Shqipërinë konfirmon atë që PD i ka kërkuar qeverisë Rama: “të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare”
“Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.
Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!
Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet”, shkruan Basha në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje