Politike

Raporti i OSBE-ODIHR, LSI: Zgjedhjet e 25 Prillit kanë rënë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari tha të martën se “raporti final i OSBE-ODIHR, i vuri vulën masakrës zgjedhore të 25 prillit të shkaktuar nga qeveria”.

“Nga ky raport, u konfirmua se më 25 prill, vullneti i shqiptarëve u tjetërsua. Blerja masive e votave. Presion ndaj votuesve në favor të rilindjes. Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet. Rritjen e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale. Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet. Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën. Vjedhja e të dhënave private dhe personale nga partia në pushtet. Përdorimi i grupeve kriminale për të intimiduar votuesit. Ndryshimet kushtetuese të njëanshme në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, tha Braimllari.

“Pra është e qartë që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë. Më 25 prill nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme, por tjetërsim vullneti, ndërhyrje dhunshëm në proces në favor të Rilindjes. Ndaj, beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është pa kompromis për të shpëtuar të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë nga një bandë në pushtet”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë