Ish-deputeti Astrit Patozi shkruan se, “OSBE/ODIHR-i duhet të shpikë ndonjë gjuhë të veçantë për Shqipërinë, që të mos ‘përkthehen’ kaq pacipësisht raportet e tyre për zgjedhjet tona. Ose të mos i botojnë fare dhe t’i mbajnë vetëm për përdorim të brendshëm”.
Duke iu referuar raportit të fundit për zgjedhjet, Patozi vëren se, “vetëm tek ne ndodh që të dyja palët politike të brohorasin me të njëjtën klithmë patetike triumfi për të njëjtin tekst të vëzhguesve ndërkombëtarë”.
“Edhe pse reagimet për raportin e 25 prillit mund të jenë një rekord më vete i kësaj tradite tashmë të konsoliduar, në Tiranë kjo nuk i bën më askujt përshtypje”, shkruan ai.
“Qeveria nxori mbrëmë Taulant Ballën të thotë se ky ishte lavdërimi më i madh i të gjitha kohërave për zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa Luli nuk do të ishte shprehur aq i lumtur edhe sikur tekstin e raportit ta kishte shkruar Ivi Kaso. Sepse edhe ky i fundit nuk do të kishte guxuar t’i vinte titullin ‘masakër zgjedhore’
Mjafton kaq për të kuptuar se sa larg me të vërtetën dhe me publikun kanë shkuar dy partitë kryesore, të cilat mbajnë në këmbë kryetarokracinë në Shqipëri, njëra në pushtet dhe tjetra në opozitë”, nënvizon Patozi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje