Politike

Raporti për korrupsionin, Tabaku: 50% e bizneseve të rrezikuar nga monopolet

Ish- deputetja demokrate, Jorida Tabaku publikoi një raport të fundit të monitorimit të korrupsionit për vendet e Evropës Juglindore, për të treguar se 50% e bizneseve janë të rrezikuar nga monopolet.    

“Gati 56% e bizneseve në fushën e farmaceutikës ndjejnë presionin e shtetit për t’iu dorëzuar monopolit dhe oligarkut që urdhëron qeveria.

Ndërkohë që 5 nga 9 lloje biznesesh kërcënohen nga qeveria për të mbyllur biznesin apo për t’ia shitur atë një oligarku apo monopolisti.

Këto shifra tronditëse janë publikuar së fundmi në raportin SELDI 2020. Një tjetër dëshmi se kjo qeveri tashmë është totalisht në funksion të interesave të oligarkëve të saj…”, tha Tabaku.

Sipas saj, çdo nismë qeveritare deri më sot ka pasur “shkatërrimin e ekonomisë së tregut dhe konkurrueshmërisë për interes të oligarkisë dhe monopoleve”.

“Këtë fakt e dëshmon dhe raporti i fundit i SELDI ku shkruhet e qartas se  presioni i kapjes së shtetit në Shqipëri është 50%.  Duke u renditur kështu të parët në rajon.

Shteti është kthyer në zyrën noteriale që aprovon politikat fiskale të oligarkisë dhe monopoleve. Këtë e dëshmon dhe ky raport ku ligjet  anti-monopol në Shqipëri kanë vlerësimin më negativ  në zbatimin e tyre në rajon. 52 pikë nga 100 të mundshme – ky është vlerësimi për ligjet antimonopol të Shqipërisë në raportin e SELDI”, tha Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë