Politike

Raporti për krimin, Tabaku: Jemi vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e kanabisit

Duke iu referuar një raporti të fundit ndërkombëtar për krimin e organizuar, Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku vëren se krimi po përfiton prokurime publike falë lidhjes me qeverinë.

“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet strategjik së pari për vendin dhe më tej për integrimin Europian të Shqipërisë.

Nuk mund të kemi një qeverisje në shërbim të qytetarëve nëse lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është efektive.

Fatkeqësisht raporti i fundit i Global Initiative Network mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit tregon rënie të Shqipërisë dhe kapje të shtetit nga krimi organizuar”, shkruan Tabaku në Facebook.

Tabaku nënvizon se, “jemi vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e kanabis dhe rruga kyçe e kalimit edhe për kokainën dhe drogërat e tjera”.

“Jemi të dytët  në rajon në lidhje me mafian dhe krimin e organizuar  duke u përkeqësuar me vitet e mëparshme.

Aq i ngushtë është lidhja mes mafias dhe qeverisë saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament.

Mafia dhe krimi organizuar janë aq të fortë sa që mund të pastrojnë paratë në ekonominë tonë.

Sipas raportit 1/3 e ekonomisë sonë është informale.

Kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE”, nënvizon Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë