Rastet e Covid-19 në Angli kanë rënë me gati një të tretën që kur vendi hyri në bllokimin e dytë.
Testet e fundit tregojnë një rënie prej 30% të rasteve në të gjithë vendin për pothuajse një dy javë në këtë muaj, me 96 të infektuar për 10,000 banorë në 24 nëntor në krahasim me 132 raste për 10,000 banorë në 2 nëntor.
Numri R, i cili tregon nivelin e transmetimit, tani është 0.88. Çdo shifër mbi 1 do të thotë që virusi po rritet në mënyrë eksponenciale. Rezultatet janë cilësuar si provë suksesi se bllokimi në të gjithë Anglinë që filloi në 5 nëntor dhe kufizimet patën sukses në zvogëlimin e transmetimit të virusit.
Përqindja e njerëzve të infektuar në zonat më të prekura në valën e dytë të pandemisë, Yorkshire dhe Humber, kanë rënë në mënyrë dramatike. Studimi zbuloi se përqindja e popullsisë së infektuar është më shumë se përgjysmuar.
Në tetor, studimet zbuluan se gjatë valës së dytë infeksionet po rriteshin në çdo pjesë të Anglisë dhe se 96,000 njerëz në ditë po merrnin virusin.
Duke iu përgjigjur gjetjeve të fundit, Matt Hancock, sekretari i shëndetësisë, tha: “Falë përpjekjeve të mëdha të publikut gjatë javëve të fundit, ne kemi qenë në gjendje ta vëmë nën kontroll virusin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje