Politike

Reagon Shkëlzen Berisha/ Kundërshton avokatin që u caktua t’i mbrojë të atin: Më mirë të merrnin Taulant Ballën

Shkëlzen Berisha ka reaguar për herë të parë pas akuzave të ngritura nga SPAK për babain e tij, ish kryeministrin Sali Berisha.

Ai ka shfaqur pakënaqësi për avokatin e caktuar nga shteti që GJKKO vendosi të mërkurën  të mbrojë Sali Berishën, pasi dy avokatët e tij braktisën seancën. Avokati i zgjedhur kryesish është Artan Simoni.

“Ky është ‘avokati’ që gjykatësja që shkeli Kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishën! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen”, shkruan me ironi Shkëzlen Berisha, duke shpërndarë edhe një postim që avokati i caktuar për të përfaqësuar Sali Berishën, Artan Simoni ka shpërndarë vetëm dy ditë më parë në rrjetet sociale.

Postimi i Simonit dy ditë më parë është interpretuar nga media pranë të djathtës sikur i referohet Sali Berishës

“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”, thuhej në një postim që i atribuohet faqes së Artan Simonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë