Nga Spanja vijnë detaje të reja në lidhje me sulmuesin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez. Deri tani është folur për kalimin e tij te Barcelona, që e vlerëson si zëvendësuesin ideal të Luis Suarezit, por katalanasit për momentin i kanë ndalur bisedimet dhe në garë janë future edhe Real Madrid, Mançester Junajtid dhe Liverpuli.

Sipas spanjolles “Sport”, Lautaro Martinez ka pasur ditët e fundit një takim me trajnerin Antonio Konte, të cilit i ka komunikuar se dëshiron të lërë Interin në fund të sezonit. Një lëvizje e studiuar për të përshpejtuar bisedimet, por deri tani nuk ka dhënë asnjë efekt. “Marca” shkruan se Barcelona po merr kohë për këtë transferim dhe kështu mund t’ia bëjë punën më të lehtë Realit dhe dy klubeve të mëdha angleze, Mançester Junajtid dhe Liverpulit.
Barcelona ka disa problem të brendshme në këtë moment dhe së pari duhet t’u japë zgjidhje atyre. Ulja e pagave për të përballuar emergjencën e pandemisë është parë nga lojtarët si një krijim fondi nga klubi për blerjen e Lautaro Martinezit dhe kjo gjë e ka prishur humorin në dhomën e zhveshjes.

Një situatë që mund të shpërthejë nga momenti në moment dhe për këtë arsye drejtuesit katalanas kanë marrë kohë, duke stopuar bisedimet me Interin. Kushtet aktuale favorizojnë Real Madridin dhe dy klubet angleze. Shitja e sulmuesit argjentinas duket e sigurt dhe Interi po lëviz në anën tjetër për afrimin e një tjetër sulmuesi të ri si Federiko Kieza, i kërkuar edhe nga Juventusi. Lojtari i Fiorentinës dhe Italisë ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë dhe është gati për hapin e madh. Drejtuesit zikaltër e kanë potencialin për këtë blerje, pas shitjes së Ikardit. Bisedimet duken në një fazë të avancuar dhe akordi duket shumë pranë.
Burimi: Sportmediaset / Përktheu: Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje