Reali jo vetëm duhet të fitojë, por edhe duhet të bindë. Është filozofia e përhershme e klubit të madh spanjoll. Kur ekipi zhgënjen me lojë dhe rezultate, edhe të paprekshmit e humbin imunitetin e fituar në kohë. Trajneri Zinedin Zidan rrezikon shumë pas humbjes me Shakhtarin dhe e ardhmja e tij është e lidhur me kualifikimin në /8-at e Ligës së Kampionëve.
Shtypi spanjoll unanimisht shkruan se sfida ndaj Borusia M’Gladbah më 9 dhjetor është vendimtare. Situata është disi paradoksale për Realin në grupin më të ekuilibruar dhe më të çmendur të viteve të fundit: “los Blancos” mund ta kalojnë grupin si kryesues, ose mund të përfundojnë të fundit. Fitorja e Interit kundër Borusias ka bërë që Reali ta ketë në dorë fatin e tij: nëse fiton, kualifikohet, nëse barazon gjithçka varet nga rezultrati i Inter-Shakhtar dhe nëse humb, mirupafshim Champions…

Në këtë logjikë, në Spanjë e përjashtojnë “biskotën” (kompromisin me Borusian për një rezultat që do të eliminonte Interin). Para së gjithash, nuk është në filozofinë e Realit të bëjë kompromise, sepse prish imazhin e tij, dhe e dyta është se situata është shumë e rrezikshme dhe nuk mund të bëhen kalkulime apriori. Është e qartë: Zidan duhet të fitojë dhe të bindë, pasi edhe humori i sponsorit të tij më të madh, presidentit Florentino Perez, është prishur.
Te Reali ka një krizë rezultatesh dhe dëmtimet e shumta nuk mund të jenë justifikim. Pas goditjes së marrë në Ukrainë, është arritur në pikën, ku shkarkimi i menjëhershëm është përjashtuar, por kualifikimi për më tej në Ligën e Kampionëve është thelbësor. Në sfond ndërkohë janë shfaqur fytyrat e zëvendësueve të mundshëm të francezit, me Raulin kandidat kryesor, por edhe argjentinasin Mauricio Poketino.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje