Bota

Referendumi “anti-burka”, zviceranët votojnë kundër mbulimit të fytyrës

Ka fituar në Zvicër referendumi i ashtuquajtur “anti-burka”, i kërkuar nga e djathta konservatore. Pjesa më e madhe e qyteterëve zviceranë ka votuar “Pro” ndalimit të mbulimit të fytyrës.

Sipas rezultateve përfundimtare, teksti i modifikimit konstitucional ka marrë 51,2% vota “Pro” dhe është pranuar në 20 nga 26 kantonet e Zvicrës,, siç bën me dije agjencia “Keystone-Ats”.

Nje baner i referendumit “anti-burka”. Gazeta Si, 30 nentor 2021

Duke votuar “Pro” këtij referendumi, zviceranët kanë aprovuar ndalimin e çdo lloj mbulimi të fytyrës, nga nixhabi te burka, që mbahen nga një pakicë grash myslimane në këtë vend.

Në vitin 2009, zviceranët kishin aprovuar edhe një iniciativë kundër ndërtimit të minareve me 57,5% të votave në favor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë