Komisioni Europian ka hedhur në gjyq Poloninë para Gjykatës Europiane për shkak të reformës së diskutueshme në drejtësi. Ligji polak për ndëshkimin e gjykatësve minon pavarësinë e tyre, deklaroi KE të mërkurën.
Grindja për reformën në drejtësi mes qeverisë nacional-konservatore në Poloni dhe Bashkimit Europian është ashpërsuar. Komisioni Europian ka hedhur në gjyq sërish Poloninë para Gjykatës Europiane për shkak të reformës së diskutueshme në drejtësi. Autoritetet e Brukselit shohin rrezikimin e pavarësisë së gjykatësve polakë, bëri të ditur komisioneri europian për Drejtësinë, Didier Reynders të mërkurën në Bruksel.
Për të mos humbur kohë, KE u bëri thirrje gjykatësve më të lartë europianë madje që të marrin masa paraprake që para vendimit përfundimtar të trupit gjykues. Për këtë Komisioni Europian ka aplikuar në Gjykatën Europiane edhe për rregulloren e posaçme që ndal para kohe zbatimin e ligjit.
Ligji për disiplinimin e gjykatasëve është në fuqi në Poloni që nga shkurti i vitit 2020. Ai parasheh që gjykatësit të ndëshkohen me gjoba, zbritje në detyrë apo lirim nga detyra, nëse venë pikëpyetje mbi kompetencën vendimmarrëse apo legjitimitetin e një gjykatësi tjetër, një dhome gjykimi apo gjykate. Po ashtu ata nuk lejohet të aktivizohen politikisht. Komisionerja Vera Jourva kishte paralajmëruar, që ky ligj “mund të përdoret ndër të tjera për kontrollin politik të lëndës së vendimeve të gjykatave
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje