Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka postuar në Facebook takimin e zhvilluar me disa demokratë të Vlorës lidhur me atë që ai e ka cilësuar si proces konsultativ për reformën territoriale. Alibeaj ka postuar një qëndrim të përgjithshëm shoqëruar me foto pa u futur në detaje rreth takimit të zhvilluar.
“Një pushtet vendor, që në vend se t’u shërbente nga afër njerëzve, e të kontrollohej prej tyre, tashmë është thjesht një zgjatim korruptiv i pushtetit qendror e që shërben vecse për punësime elektorale, për tendera klienteliste dhe për zhvatjen e tokave të bregut dhe ndërtimeve pa fre te oligarkëve për pastrimin e parave të krimit e të korrupsionit në bregdet. Humbi identitetin dhe historinë e Dukatit e Orikumit, Novoselës e Ksamilit dhe po rrezikon atë të Delvinës. Ka bërë të pamundur administrimin e territoreve dhe interesave të qytetarë të bashkive aktuale, përvecse prodhoi dhe përleshje të turpshme tragjikomike, prej babëzisë, midis kryeministrit e kryebashkiakut, në mes të Vlorës.
Është kjo pasqyra e zymtë dhe fruti i hidhur i “reformës” territoriale të 2014


Pushteti vendor është i qytetarëve e duhet të ndodhet e të ndjehet afër tyre, duhet të jetë pushteti ku vendosin ata dhe kontrollojne ata…”, shkruan Alibeaj.
Por cfarë kërkon konkretisht ai në emër të grupit te PD -së nga Rama?
“Detyrimi ynë është të përçojmë në komisionin e reformës së pushtetit vendor, zërin e tyre.
Një reformë që e kthen shërbimin tek njerëzit dhe jo një reformë që i shërben vetëm pushtetit. Një reformë që bën decentralizim real të pushtetit nga qendra në bazë, që mbron traditën, historinë, garanton autonominë ekonomike, vetëqeverisjen dhe mbi të gjitha i jep kontroll real qytetarit mbi të zgjedhurin”, vëren Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje