Për herë të parë qysh prej aksionit disamujor opozitar dhe kontradiktave brenda saj, Sali Berisha i ka bërë një ofertë konkrete grupit tjetër të PD-së, asaj të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për bashkëpunim lidhur me një reformë që PD-së i nevojitet shumë, ajo për reformën territoriale.
Ndërsa ambasadorët në njërën anë mbyllën takimin kryesisht me deputetet e drejtuar nga Alibeaj për territorialen, Berisha në anën tjetër nga selia blu ku kishte mbledhur deputetet e tij kërkoi që i gjithë grupi të ulej për një draft të përbashkët. Berisha u nis nga drafti që Alibeaj kishte depozituar në Kuvend më herë për reformën territoriale
“Në punën për reformën territoriale janë mbajtur parasysh ndryshimet e thella që ka pësuar vendi këto vite. Por janë marrë për bazë, dy projekte serioze të specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të sponsorizuar nga qeveria e Zvicrës.
Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki.
Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur dhe është më i thelluar në çdo aspekt, të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.
Pra, nuk ka asnjë gjë, edhe një deputet i vetëm mund të mbështesë ligj, projekt apo reformë, kështu që ulja me ta në komisione dhe jashtë komisioneve, dhe gjetja e një ujdie për një projekt që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, duhet të diskutohet edhe me partitë aleate në parlament, duhet të diskutohet me Partinë e Lirisë, duhet të diskutohet me të gjitha partitë opozitare.
Natyrisht, ne kurrë nuk bëhemi pjesë e një loje të qeverisë dhe as të pazareve me të. Ne e kemi publik projektin. Projekti shpreh interesat më të mira.
Nuk besoj se Edi Rama është serioz në çështjen e reformës. Nuk ndodh. Gënjen.
Pavarësisht nga kjo, ishte në detyrimin tonë që të paraqesim një projekt më të mirin…”, tha Berisha para deputetëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje