Muaji shkurt shihet si më intensive për realizimin e reformës zgjedhore. Pas takimit të parë dhe uljes në një tryezë të PS-së dhe PD-së , pasi u krijua edhe Këshilli Politik dhe grupit të ekspertëve që do të merret me hartimin e plotë të ligjit zgjedhor, mes palëve nuk ka ndonjë draft konkret.
Sipas burimeve të Gazeta “Si” si opozita ashtu mazhoranca janë në pritje të përgjigjeve të njëra-tjetër për paraqitjen e rekomandimeve apo amendamenteve për pikat e rëna parimisht dakord, për të cilat janë vendosur edhe afate kalendarike për t’u mbyllur me 15 mars me votimin e paketës së plotë në Parlament.
Sipas burimeve të Gazeta “Si”, opozita ka bërë dy propozime konkrete për dy çështjet e para të kalendarit: Kuotat gjinore dhe Periudha zgjedhore. ” Nuk kemi akoma përgjigje nga mazhoranca”, pohuan burimet. Por socialistët shprehen se ekspertët e ngritur si pjesë e Këshillit Politik po punojnë për paketën, por se ende nuk ka ndonjë propozim konkret sa i përket kapitujve të Kodit Zgjedhor që duhet të amendohen.
Burimet pranë PS-së theksuan për Gazeta “Si” se në kuadër të marrëveshjes që u arrit, rezulton që sipas datave të kalendarit ekspertët e opozitës jashtëparlamentare të sjellin propozimet e tyre sipas çështjeve te kalendarit. Më pas duhet të rakordohet drafti i ekspertëve të komisionit me atë të propozimeve të PD-së që të arrihet në një draft konsensual. Pasi të jetë bërë konsensual normalishte bëhet dhe publik. Në rast se nuk ka konsensus mes ekspertëve, pohojnë burimet atëherë ndërhyn Këshillit Politik, që merr një vendim për këtë çështje.
Për reformën zgjedhore PS dhe PD u ulën pas një ndërmjetësimi të fortë të ndërkombëtarëve të SHBA, BE-së dhe veçanërisht të Britanisë së Madh dhe konsultimet janë zhvilluar në Shtëpinë e Europës, në selinë që drejtohet nga Bashkimi Europian.

Këshilli politik i formuar me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare u mblodh sot në zyrat e Bashkimit Europian. Takimi u zhvillua në mjediset e Europa House. Formatit të parë të Këshillit Politik, Damian Gjiknurit, Rudina Hajdarit, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashit i janë bashkuar edhe grupi i ekspertëve të komisionit të posaçëm parlamentar, Viktor Gumi dhe Ilir Rusmali, si dhe ekspertët e tjerë si Ivi Kaso, Arjan Madhi dhe të Muharrem Cakës si dhe ekspertë të PDIU-së dhe të PS-së. Palët kanë rënë dakord dhe kanë miratuar një kalendar të posaçëm duke përcaktuar 13 etapat sipas datave për paraqitjen e ndryshimeve ligjore që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, por që sipas gjasave nuk do të prekin vetëm Kodin Zgjedhor, por edhe ligje të tjera. Palët kanë rënë dakord për të paraqitur edhe propozime për ndryshimet e sistemit zgjedhore dhe kjo do të realizohet brenda datës 15 mars.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje