Me miratimin e Reformës Zgjedhore, Shqpëria duket se ka nisur nga puna për hapjen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, por lista e detyrave është e gjatë dhe e vështirë. Një “kujtesë” ka ardhur nga Grupi i Partisë Popullore Europiane, i cili e ka cilësuar këtë reformë si plotësimin e dy prej 17 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian për nisjen e bisedimeve.
Megjithatë, PPE u bën thirrje aktorëve politikë shqiptare të plotësojë edhe 15 kushtet e tjera për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. Michael Gahler, koordinator i grupit për çështjet e zgjerimit shprehet në një deklaratë se hap i radhës duhet të jetë ndjekja penale kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e kaluara.
“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për plotësimin e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në mënyrë që të çelen negociatat”, shprehet Gahler.
Ndërkohë Gahler bëjnë thirrje edhe për rishikim të ligjit anti- shpifje, për të cilën doli kundër edhe Komisioni i Venecias, duke theksuar se rrezikon lirinë e shprehjes.
“Ne insistojmë për anulimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara”, përfundon deklarata.
Shqipëria ka marrë në mars dritën jeshile për hapjen e negociatave nga Këshilli Europian, me kusht që të bëjë “një mal” me “detyra shtëpie”.
KE vendosi një liste të gjatë kushtesh që duhet të plotësojë vendi ynë, duke filluar me dënimin e shitblerjes së votave, censusi i popullsisë, ligii për minoritetet dhe duke përfunduar me vendimi përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
“Përpara konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të miratojë reformën elektorale në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, të sigurojë një financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale, të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore, duke siguruar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën e rëndësishme ndërkombëtare, që përfshin opinionet e Komisionit të Venecias dhe të përfundojë krijimin e strukturave të specializuara kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit”,thekson drafti. Kuadri i negociatave duhet të miratohet nga Këshilli dhe duket të pasqyrojë faktin që Shqipëria i ka zbatuar me sukses pesë prioritete, të tilla si: nisjen e procedurave penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar gjatë procesit të Vettingut për sjellje kriminale, nisjen e procedurave ndaj personave të akuzuar për blerje të votës, një goditje të dukshme të krimit të organizuar e korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë nisjen e procedurave dhe plotësimin e procedimeve të para ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë e politikanëve, progres të dukshëm në reformën e administratës publike, zbatimin e reformës së ligjit elektoral, si dhe vendimin përfundimtar rreth ligjshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, po ashtu sikurse edhe përparim të mëtejshëm në zbatimin e mbetur të legjislacionit të vitit 2017 lidhur me kuadrin ligjoe në mbrojtje të pakicave kombëtare, miratimin e ligjit për censusin e popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe përparim në procesin e regjistrimit të pronave”, theksonte KE në deklaratën e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje